Kurabiet e Krishtlindjeve: Kurabiet e Krishtlindjeve, janë biskota që gjenden shpesh nëpër dyqane . Po vecanërishtë më shumë se c’do herë i shohim ditën e Krishtlindjeve në c’do shtëpi greke sepse këto kurabie janë tradiconale për Krishtlindje në Greqi.Në përgjithësi kurabiet bëhen me ujë trëndafili , por mua më pëlqen më tepër aroma e ouzos  Përbërsit për 40 copë 400 gr miell për ëmbēlsira @miell.tirana 250 gr gjalpë 100 gr sheqer pluhur ( për biskotat në përgatitje) 1 kgr sheqer pluhur për ti lyer nga jashtë 1 lugë ouzo për përgatitjen pak ouzo për t’i spërkatur sipër 1 lugë caji vanilje 1lugë caji pluhur fryrës 200 gr bajame të pjekura Përgatitja: Në një tas rrahim me rrahës elektrik për afërsisht 10 minuta gjalpin, më pas shtojmë sheqerin pluhër dhe vaniljen. I rrahim për disa minuta dhe shtojmë edhe ouzon . Miellin e bashkojmë së bashku me pluhërin fryrës dhe e hedhim në tasë duke e ndarë në dy pjesë. Vazhdojmë që t’i përziejmë me rrahës elektrik. Në fund shtojmë bajamet që i kemi pjekur më parë për 10 minuta në furrë dhe më pas i kemi thërmuar. Fillojmë t’i bashkojmë dhe t’i përziejmë me dorë. U japim formë me dua dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër furre. I pjekim në furrë për rreth 15 minuta në temperatirë 175 gradë. Pasi i nxerrim nga furra i spërkasim me pak ouzo dhe i lyejmë mirë më sheqer pluhër. Kurabiet janë gati për t’i shijuar , por pse jo edhe per t’i dhuruar me një paketim të bukur njerëzve që duam#greekdessert#ushqimiështëlumturi#gatuajmeshije#f52grams
December 14, 2018
Kekë me lime dhe luleshtydhe Për bazën e kekut: 1 filxhanë caji miell për ëmbëlsira @miell.tirana  1 filxhanë me miell misri 1/2 filxhanë caji me vaj ulliri 1/2 filxhanë caji me vaj misri 2 vezë 1 filxhanë caji me sheqer Fryrës për ëmbëlsira Pak krip Vanilje  Lëkura e grirë e 2 lime Lêngu i dy lime Disa lukeshtrydhe. Bashkojmë të gjithë përbërsit bashkë dhe kur masën e vendosim në tavë vendosim dhe copëzat e prera të luleshtrydheve. E pjekim për 35 minuta në 160 gradë. Për kremin: 1 gotë qumësht i ngrohur 2 fletë xhelatinë 250 gr pana për ëmbëlsira 250 gr philadelfia I vendosim për 10 minuta fletën e xhelatis në ujë të ftohtë dhe në pas i kalojmë te qumështi. Me një rrahës elektrik përziejmë panën, philadelfian dhe masën e qumështit. I lëmë për 4 orë në frigorifer. Kremin e vendosim mbi kekun dhe sipër e zbukurojmë me lukeshtrydhe dhe i grijmë përsëri lëkura lime. Ngjyrat e së kuqes dhe lime së bashku me aromën e tyre do ju bëjnë për vete#birthdaycake#ushqimiështëlumturi#kek#recetapernjerezitqedua
December 18, 2018