Një lider ne industrinë e prodhimit të miellit në Shqipëri
“Miell Tirana” sh.a. është një fabrikë e specializuar në prodhimin e miellit ushqimor për popullsinë. Ajo është themeluar në Vitin 1995, si rezultat i privatizimit të ish Ndërmarrjes Shtetërore të Përpunimit të Drithrave. "Miell Tirana” sh.a. është një kompani lider në tregun shqiptar dhe një shembull shumë i mirë i trasformimit rrënjësor të një ndërmarje ish shtetërore në falimentim, në një kompani me teknologji moderne dhe shumë konkurruese në një treg të lirë e global. Menjëherë pas themelimit të saj, Presidenti Z. Roland Hysa dhe stafi inxhinjero-teknik hartuan strategjinë e rikostruksionit, modernizimit dhe zhvillimit afatgjatë te shoqërisë “Miell Tirana” sh.a. për të qenë një kompani lider në treg për prodhimin e miellit ushqimor.
Në vitin 2002 u krye një investim i fuqishëm duke instaluar makineritë e gjigandit zvicerian BUHLER. E pajisur me teknologjinë më të mirë në botë për prodhimin e miellit BUHLER AG, kapaciteti jonë është 240 ton përpunim gruri në 24 orë. Kjo linjë teknologjike realizon një pastrim të plotë të grurit nga metalet, farërat e huaja të dëmshme, papastërtitë dhe është tërësisht e automatizuar dhe e izoluar nga ndikimi i ambientit të jashtëm. Kapaciteti ynë i magazinimit me sillosa modern arrin në më shumë se 25.000 ton grurë.
Në magazinën tonë qëndrore të produktit të gatshëm kemi një kapacitet depozitimi prej rreth 700 ton produkt të gatshëm.MIELL TIRANA sh.a. është fabrika më moderne e prodhimit të miellit sot në Shqipëri dhe është e pranishme në cdo Rreth e Qytet të Shqipërisë. Sot Miell Tirana sh.a prodhon variete të ndryshme të miellrave të ndryshëm që nga ai standarti e deri tek ato më specialet. Miell Tirana sh.a. punon me përkushtim të jashtëzakonshëm rreth cilësisë së këtyre miellrave. Prandaj dhe motoja jone është“Prej vitit 1995, garanci për shëndetin e familjes tuaj”.Miellin tonë mund ta gjeni në distributorët dhe pikat tona të shpërndarjes së tij në të gjithë territorin e vendit. Për ti parë keto ju lutem vizitoni tabin QëNDRA E SHPËRNDARJES në websitin tonë. Gjithashtu mund të na gjeni edhe në supermarkete dhe markete në të gjithë Shqipërinë.Ne besojmë që nuk jemi vetëm prodhues të të gjithë gamës së miellrave standart dhe atyre special që kërkohen në treg, por mbi të gjitha jemi fokusuar për të bërë të mundur garantimin e një cilësie shumë të lartë konform standardeve CE, ISO 22000 dhe HACCAP.duke investuar në teknologjinë e prodhimit dhe në përgatitjen me një nivel të lartë profesional të stafit inxhinjero – teknik.
Gjithashtu Miell Tirana sh.a nëpërmjet rrjetit të saj të distributorëve ekskluziv dhe pikave të saj të shitjes të shpërndara në të gjithë territorin, bën të mundur që të gjitha luhatjet që pëson Bursa e grurit në tregjet ndërkombëtare dhe që ndikojnë në luhatjet e çmimit të shitjes së tij në treg, të jetë shumë fleksibël për të bërë amortizimin e rritjes së çmimit tek klientët e saj kur luhatja e Bursës të detyron të rritet çmimi i shitjes së miellit dhe njëkohësisht në arrijmë të reflektojmë tek klientët tanë në kohë reale uljet e çmimit të shitjes së miellit, kur cmimi i grurit në Bursë bie.Në vitin 2012 Miell Tirana ka marrë Çmimin ndërkombëtar për cilësi nga BID (Business Internatioal Directory) .Vitet e fundit Miell Tirana ka punuar dhe po punon shumë për prodhimin e disa lloj miellrave të vecantë me të cilët do jetë akoma më shumë pranë konsumatorëve me më shumë cilësi dhe shije.Aktivitet tjetër shumë i rëndësishëm i “Miell Tirana”sh.a. është dhe importimi dhe tregtimi me shumicë i drithrave, si grurë, misër, etj. Importin e drithrave ne e realizojmë nëpërmjet një bashkëpunimi shumëvjeçar me partner ndërkombëtar serioz nga Zvicra, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia.
Kapacitetet tona ditore
Prodhimi ditor
Magazinimi i grurit në sillosa
Produkt i gatshëm
Misioni
Misioni ynë është të japim maksimumin për të ofruar produktet dhe shërbimet më cilësore dhe me cmime konkurruese për cdo konsumator.
Te jemi prezent në treg, të dëgjojmë, të vëzhgojmë dhe mësojmë per nevojat e konsumatorve, klienteve dhe partnerve tane.Te japim kontributin tone per rritjen e mireqenies te te gjithe komunitetit dhe shoqerise ku ne operojme.
Te investojme vazhdimisht ne kerkim shkencor dhe ne zhvillimin e produkteve si dhe ne edukimin profesional te stafit tone.Te Krijojme vlere per klientet tane.Te mbajme,zhvillojme dhe promovojme pozicionin tone si lider ne tregun e prodhimit te miellit dhe asortimenteve te tij.
Vlerat
- Lidership - Guximi per te krijuar nje te ardhme me te mire se bashku
- Pasion - Te apasionuar dhe te perkushtuar ndaj punes qe bejme
- Cilesi - Perkushtuar ndaj cilesise. Perkushtuar ndaj jush
- Puna ne skuader - Fuqia e skuadres jane indivitet, fuqia e individeve eshte skuadra
- Teknologji - Buhler, teknologji moderne teresisht e automatizuar
Pergjegjesia Sociale
Miell Tirana sha është një shoqëri aksionere që është e orientuar në prodhimin dhe tregtimin e miellit ushqimor për popullsinë. Në aktivitetin e saj prej mbi 20 vitesh në tregun Shqiptar kjo shoqëri krahas zhvillimit dhe konsolidimit të bisnesit të saj, një vëmëndje shumë të madhe i ka kushtuar mbështetjes së një numri të madh aktivitetesh dhe inisiativash me karakter social, humanitar dhe edukues.
Përgjegjësitë sociale që ne si shoqëri kemi marrë përsipër janë të mirëintegruara në strategjitë dhe politikat e kompanisë sonë duke synuar krijimin e vlerave për kompaninë, punonjesit si dhe për të kontribuar në qëndrueshmërine dhe përmirësimin e kushteve sociale dhe mjedisore të komunitetit në Shqipëri.
Për ne është e rëndësishme të jemi pranë njerëzve në nevojë, duke dhënë një kontribut modest në përmirësimin e kushteve të jetes dhe në lehtesimin e veshtirësive social – ekonomike që ata kalojnë.