MIELL TIP 450
Mielli Tip 450 për të gjitha përdorimet, është një përbërës thelbësor për çdo profesionist, apo amvisë sepse funksionon në çdo recetë që kërkon “miell”, duke dhënë rezultate të jashtëzakonshme.
Karakteristikat
- 1KG, 25KG dhe 50KG
- Përmbajtje e lartë karbohidratesh
- Rezistencë të lartë si në gatimin me mikser profesional ashtu edhe në kushte shtëpie
- Siguron strukturë në produktet e pjekura
- Ruan shijen dhe aromën natyrale të grurit
- Funksionon në çdo recetë që kërkon “miell”
MIELL INTEGRAL
Prodhohet me një përzierje gruri të zgjedhur.
Ideal për prodhimin e një game të gjerë produktesh si bukë masive, Franxholla, Toast, Bukë me ullinj, Sanduiç fshati etj.
Ky miell është i pasuruar me hekur dhe acid folik.
Karakteristikat
- Ofrohet në paketim 25KG
- Miell me ujëthithje të lartë
- Tolerancë të konsiderueshme në fermentim
- Shije tradicionale
- Produkt stabël dhe me jetëgjatësi
MIELL PICA SPECIALE
Prodhuar nga grurë i butë i përzgjedhur për të krijuar një picë me butësi dhe shkriftësi shumë të mire dhe me një sipërfaqe me ngjyrë të bukur dhe pak krokante.
Ideal për prodhimin e picës me fermentim të shpejtë, picës me fermentim normal, fokaçe, kalcone, sanduiç si dhe pica në kushtet e shtëpisë.
Karakteristikat
- Tip 00, 1KG dhe 25KG
- Elasticitet dhe performancë shumë të lartë në hapje
- Procesi i fermentimit në frigorifer zgjat deri në 24 orë
- Praktik në përdorim nga Profesionistët dhe Amvisat
- Rezistencë e lartë në kushtë frigoriferike
- Ruan vetitë e tij visko-elsatike
MIELL TIP 500
Mielli Tip 500 është mielli që zë vend tek amvisat, furrat e bukës si dhe industri të ndryshme.
Ideal për prodhimin e një game të gjerë produktesh si Franxholla, Simite, Panine, Bukë masive të gjitha llojeve, Çibukë, Kulaç, Pite, Byrek shtëpie, Kek, Amareta, Kurabije, etj
Produktet e prodhuara me këtë miell kanë veti organo-leptike shumë të mira si aromë, ngjyrë, porozitet, butësi dhe jetëgjatësi të produktit.
Karakteristikat
- 25KG dhe 50KG
- Përmbajtje të lartë proteinike
- Ujëthithje të lartë
- Tolerancë të konsiderueshme në fermentim
- Praktik në përdorim si nga Profesionistët ashtu edhe nga Amvisat
MIELL NATYRAL
Ky është mielli tipik për prodhimin e bukës masive, i pasur me fibra dhe celuloze, me përmbajtje të lartë proteinike, i ushqyeshëm dhe i shëndetshëm për të gjitha moshat.
Është një miell që vjen nga pamja vizive i bardhë në krem dhe produktet që dalin kanë një butësi dhe shije natyrale, arrin një volum dhe ngjyrë të kënaqshme.
Karakteristikat
- 1KG, 25KG dhe 50KG
- Ideal për prodhimin e një game të gjerë produktesh si bukë fshati, sanduiç, pite, bukë masive, krepa, petulla, kulaç, bukë me ullinj, biskota, amareta, kek, etj.
- Produktet e prodhura me këtë miell kanë veti organo-leptike shumë të mira si: aromë, ngjyrë, porozitet, butësi dhe jetëgjatësi të produktit.
MIELL SPECIAL TIP 900
Miell shumë i shëndetshëm për të gjitha moshat, rekomandohet për rritjen e imunitetit si dhe zhvillimin e organizmit tek fëmijët.
Përftohet nga bluarja e grurit të zgjedhur me proteinë të lartë. Produktet që prodhohen me Miell Special tip 900 kanë jetëgjatësi të lartë dhe butësi.
Karakteristikat
- Për përdorim direkt / 25KG
- I pasur me fibra dhe celuloz qe ndikon shumë mire në aparatin tretës, sistemin kardio-vaskular dhe në rritjen e metabolizmit
- Ujëthithje të lartë dhe tolerancë në fermentim dhe në pjekje
- Shije dhe aromë natyrale gruri me strukturë të mire të produkteve të pjekura
- Kore e hollë dhe krokante
- Përdoret direkt në mikser pa përzierien e miellrave të tjerë
- Ideal për prodhimin e bukëve të zeza të fshatit, franxhollave, bukës masive, bagetave dhe biskotave
MIELL PASTIÇERIE TIP 00
Ky miell prodhohet nga grurë i butë, varietet i zgjedhur ndër më të mirët në rajon. Përftohet një brumë i butë, veti e cila e shoqëron nga pjekja deri në produktin përfundimtar.
Produkti kryesor i cili mund të gatuhet me këtë miell është pandispanja e cila është baza për të gjitha ëmbëlsirat si torta, trileçe, brown, amareta, biskota dhe kek të ndryshëm.
Të gjitha produktet që prodhohen me miell Pastiçerie “Tirana” ruajnë freskinë dhe butësinë edhe me kalimin e kohës.
Karakteristikat
- 1KG dhe 25KG
- Përmbajtje proteinike 11-12% por me rreze të ulët pasi merret zemra e grurit
- Praktik në përdorim si nga Profesionistët ashtu edhe nga Amvisat
MIELL TIP 00 PETA
Ky miell prodhohet nga një përzierje varietetesh gruri që gëzojnë vetitë visko-elastike shumë të mira dhe kanë një përmbatje të lartë proteinike.
Karakteristikat
- 1KG dhe 25KG
- Tolerancë të konsiderueshme në fermentim
- Praktik në përdorim si nga Profesionistët ashtu edhe nga Amvisat
- Veti Visko-Elastike të lartë
- Për përpunim në mënyrë industriale dhe artizanale
- Vepron mirë me të gjitha llojet e yndyrnave
- Ideal për prodhimin e një game të gjerë produktesh si byrekut gjysëm sfoliat, sfoliates, bakllavasë dhe petave të ndryshme
MIELL SUPER TIP 00
Është ideal për prodhimin e të gjitha produkteve të ngrira me bazë sfoliate dhe pica, të cilat mund të përpunohen në kushte të një ngrirje të thellë deri në -40 gradë C duke ruajtur të gjitha parametrat e produktit të gatshëm.
Karakteristikat
- PËR PRODUKTE TË NGRIRA, 25KG
- Ky miell prodhohet nga një grurë i fortë i cilësisë së lartë
- Përmbatje të lartë proteinike mbi 16% dhe është praktik në përdorim
- Ujëthithje të lartë dhe tolerancë të lartë në fermentim
- Rezistent ndaj ndryshimeve të temperaturave dhe i pasur me hekur dhe acid folik
FARINA NATYRAL
Miell Farina Natyral është i prodhuar me grurë të butë dhe me përqindje të lartë celuloze dhe proteinike por me një ngjyrë krem në të verdhë.
Karakteristikat
- 25KG
- Është një miell me elasticitet të lartë dhe punueshmëri të mirë dhe efikasitet në prodhimin teknologjik
- Ideal për prodhimin e një game të gjerë produktesh si bukë masive, bukë fshati, Pite, kulaç, biskota, byrek shtëpie etj.
- Produktet e prodhuara me këtë miell kanë veti organo-leptike shumë të mira si aromë, ngjyrë porozitet, butësi dhe jetëgjatësi të produktit
MIELL THEKRE
Miell i përftuar nga miksimi i miellit të thekrës dhe miellit të grurit, kjo bëhet për të balancuar vetitë bukëbërëse të thekrës.
Rekomandohet për të sëmurët me diabet, anemisë, për personat që kanë probleme me tretjen.
Karakteristikat
- 25KG
- Ndikon në përmirësimin e sistemit nervor dhe rrit metabolizmin
- Ideal për prodhimin e bukës tipike të thekrës, franxhollave, etj.
- Karakterizohet nga një aromë dhe shije me intensitet të lartë thekre
- Volum dhe jetëgjatësi të bukës
MIELL MISRI
Miell Misri i bardhë , i pasur me fibra , vitamina, proteina dhe kripëra minerale.
Karakteristikat
- 25KG
- I përshtatshëm për përdorime të ndryshme në kuzhinë
- Nivele të mira të vitaminave: A, B1, B2 dhe E
- Mungesa e aminoacideve thelbësore por përmbajtje mirë e vitaminës PP
MIELL I VERDHË INTEGRAL
Miell Tirana Importon Miell të verdhë Integral nga fabrikat më të njohura në Greqi.
Karakteristikat
- 25KG
- Përdoret për bukë masive, franxholla, toast, bukë me ullinj, sanduiç fshati etj.
- Produkt Grek
BUKA E ARTË TIP 00
“Buka e Artë” është një miell i miksuar nga grurë i fortë me grurë të butë ose miksimi i semolinës të ribluar nga grurë i fortë plus miell tip 400 nga grurë i butë.
Karakteristikat
- 25KG
- Ky miell prodhohet nga grurë i fortë shumë cilësor që ofron butësi dhe jetëgjatësi të produktit
- Përdoret 100% pa përzierje të miellrave të tjerë dhe ka ujëthithje të lartë
- Tolerancë shumë e mirë në mikser dhe në fermentim
- Praktik në përdorim si nga Profesionistët dhe Amvisat
- Ideal për të prodhuar franxholla, simite dhe bukë masive të verdha
SEMOLA E RIBLUAR
Semoline e prodhuar për të prodhuar bukë të ndryshme si bukë puljeze, romane, bukë fshati, si dhe për përzierje me miell të bardhë e integral për ti dhënë ngjyrën e verdhë natyrale si dhe shijen natyrale bukës apo produkteve të përftuara prej tyre.
Karakteristikat
- 25KG
- Semolina e ribluar i jep më shumë konsistencë dhe shije produkteve përfundimtare
MIELL I VERDHË GREK
Miell Tirana importon Miell të verdhë Integral nga fabrikat më të njohura në Greqi.
Karakteristikat
- 50KG
- Përdoret për bukë masive, franxholla, toast, bukë me ullinj, sanduiç fshati etj.
PICA GLORIA D’ITALIA TIP 00
Ky produkt është ideuar për brumërat e picave që prodhohen me fermentim të gjatë për të qëndruar dhe në kushte frigoriferike deri në 72 orë.
Prodhohet nga grurë i fortë dhe me protein të lartë që të reagojë mirë ndaj ndryshimit të kushteve klimaterike, temperaturës si dhe gjatë punimit në mikser.
Karakteristikat
- 25KG
- Ky miell prodhohet nga grurë i fortë shumë cilësor dhe ka përmbajtje të lartë proteinike
- Praktik në përdorim nga Profesionistët dhe rezistencë e lartë në kushte frigoriferike
- Rezistent ndaj ndryshimeve të temperaturave dhe ruan elasticitetin gjatë dhe pas procesit të prodhimit
- Pica e përftuar nga ky miell është shumë cilësore në ngjyrë, strukturë, shije dhe është shumë krokante
- Ideal për prodhimin e picave, kalconeve, sanduiç, fokaçe dhe i përshtatet shumë mirë picave të tipit Napoletan.
SEMOLA S2 DHE S3
Miell Tirana importon semoline nga fabrikat më të njohura në Itali të Altamurës për prodhimin e miellit tipik të verdhë me grurë durum për prodhimin cilësor të makaronave, për tu ardhur në ndihmë prodhuesve industrial dhe artizanal shqiptarë, gjithashtu dhe për tu përdorur si dekor tek asortimentet e bukëve.
Karakteristikat
- 25KG