Procesi i prodhimit

Procesi i prodhimit fillon që nga zgjedhje e lëndës së parë të grurit. Këtë grurë në e importojmë me një cilësi shumë të lartë të përshtatshëm për prodhimin e miellit cilësor. Karakteristikat kryesore që ka gruri që ne importojmë dhe fusim në proçesin teknologjikor janë niveli i lartë i proteinës mbi 12.5% dhe sasia e lartë e amidonit. Gruri përpara se të transportohet i nënshtrohet nje disinfektimi të plotë që në vendin e nisjes së tij dhe pasi vjen në fabrikë i bëhet një pastrim i detajuar të lëndëve të huaja si kashta, gurë, pluhura dhe trupave të huaj nëpërmjet një sistemi të fuqishëm magnetik dhe sistemi sitash.Në fund të këtyre proçeseve bëhet selektimi i llojeve të ndryshme të grurit të cilat sipas karakteristikave të tyre fiziko-kimike ndahen në sillosa të veçantë. Futja e grurit në linjën e përpunimit bëhet duke bëre një përzierë të llojeve të ndryshme të grurit sipas cilësive të ndryshme fiziko kimike dhe reologjike. Pasi është futur receptura e grurit që do të parapërgatitet për bluarje, bëhet ripastrimi nga aspiratorët e fuqishëm, separatorët për ndarjen e lëndëve të huaja, kalohet në një sistem tjetër magnetesh të fuqishëm për eleminimin e trupave magnetik.
prodhimi-1-min
1
prodhimi-2-min
2
prodhimi-3-min
3
prodhimi-4-min
4
prodhimi-5-min
5
prodhimi-6-min
6
prodhimi-7-min
7
prodhimi-8-min
8

Më pas kalon në makinat zhveshëse që bëjnë pastrimin e kokrrës së grurit nga cipat dhe papastërti të ndryshme që mund të ketë marrë në arë. Pastaj kalon në ndarësit e gurëve për eleminimin total të gurëve si edhe dozimi i ujit automatik për përgatitjen e grurit për bluarje. Më tej gruri kalon në proçesin e kondicionimit të tij duke ju dhënë përqindja e duhur e lagështise, proçes i cili zgjat rreth 24 orë. Pas kondicionimit, gruri kalon në linjën e bluarjes ku janë 10 cilindra bluarës qe e përpunojnë grurin deri në produktin e gatshëm. I gjithë proçesi është një cikël i mbyllur dhe është hermetik nga kushtet e mjedisit si lagështi, temperaturë dhe 100% i garantuar nga kushtet higjienike. Pas proçesit të bluarjes së grurit, përfitohet produkti i gatshëm mielli sipas asortimenteve të tij, i cili kalon në sillosat e miellit i gatshëm për tu transportuar në linjën e ambalazhimit të miellit në sasitë nga 1 kg, 25 kg dhe 50 kg. sipas kërkesave të klientëve.

Kontrollohet amidoni i dëmtuar tek produkti gatshëm si edhe shikohet stabiliteti, shkalla e zbutjes, rezistenca, energjia dhe elasticiteti. Të gjitha keto bëjnë një përmbledhje të analizave të kryera nga laboratori ynë. Nje skuadër teknikësh dhe laborantësh në laboratorin tonë teston dhe improvizon lloje të ndryshme varietetsh gruri, në mënyrë të palodhshme për të nxjerrë miellin më cilësor dhe rendiment të lartë. Përvec analizave si më sipër për cdo tip mielli bëhet testi i bukës në laborator dhe prodhimi i byrekëve dhe picave për të garantuar një produkt sa më cilësor dhe konkurrues në treg. Kjo garanton një cilësi të lartë për konsumatorin dhe një produkt cilësor dhe konstant në treg, prandaj Miell Tirana është marka e preferuar për gjithë prodhuesit e brumit në të gjithë Shqipërinë. Vetëm pas këtij testimi, mielli i prodhuar i nënshtrohet proçesit të ambalazhit të tij për tu derguar tek klientët. Filozofia jonë e punës është mbi të gjitha cilësia dhe garancia mbi produktet tona prandaj dhe procesi i kontrollit të cilësisë është shumë rigoroz dhe i rëndësishëm për ne. Ndërmjet analizave fizio-kimike dhe reologjike që zhvillohen në mënyrë konstante pranë laboratorit tonë nëpërmjet planit të dezinfektimit, higjena dhe cilësia e miellit është gjithmonë e garantuar. Gjithashtu kjo skuadër ofron suport teknik të të gjithë bukëpjekësve profesionist duke i vizituar ato në terren.Ky laborator është i certifikuar me certifikata ndërkombëtare të cilësisë të tilla si HACCP , ISO 9001-2000, ISO 22000.