Ne jemi e para kompani në industrinë e prodhimit të miellit që zotëron laboratorin e parë të Akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit
Ky akreditim është marrë ne vitin 2013 pas nje pune shumë intensive dhe kontrollove të imtësishme nga kjo Drejtori. Gjatë fazës 3 vjecare kompania jonë kaloi me sukses të gjitha testet dhe kërkesat nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit dhe ne jemi më shumë se krenar që jemi e para fabrikë mielli në vend me një laborator të akredituar. Laboratori jonë ka Çertifikata ndërkombëtare dhe është Akredituar për të bërë të gjitha analizat fiziko-kimike dhe reologjike të grurit dhe drithërave në përgjithësi.
Modeli QC100
Kompania jonë është akredituar nga BID (Business Initiative Directions) për modelin e menaxhimit të cilësisë QC100 që vërteton se ne kemi staf të trajnuar, teknologji inovative, miell te cilësisë maksimale sipas standarteve europiane dhe përdorimin e aseteve në mënyrë që të arrijmë produktivitet maksimal.