Një lider në industrinë e prodhimit të miellit në Shqipëri
“Miell Tirana” sh.a. është një fabrikë e specializuar në prodhimin e miellit ushqimor për popullsinë. Ajo është themeluar në Vitin 1995, si rezultat i privatizimit të ish Ndërmarrjes Shtetërore të Përpunimit të Drithrave.Miell Tirana” sh.a. është një kompani lider në tregun shqiptar, dhe një shembull shumë i mirë i trasformimit rrënjësor të një ndërmarje ish shtetërore në falimentim, në një kompani me teknologji moderne dhe shumë konkurruese në një treg të lirë e global.
Misioni yne eshte te japim maksimumin per te ofruar produktet dhe sherbimet me cilesore dhe me cmime konkurruese per cdo konsumator.
Cilësi & Pasion
Për të përfituar miellrat më të mirë ne zgjedhim në mënyrë shumë të kujdesshme lëndën e parë dhe kontrollojmë në mënyrë të detajuar cdo fazë të prodhimit.
Cilësinë e produkteve tona e kemi në zemër prandaj ne realizojmë ruajtjen e drithërave në kushte ideale dhe në fund analizimin e produktit përfundimtar në mënyrë të detajuar, me të gjitha analizat reologjike dhe kimike të tij.
Lidership & Teknologji
Guximi për të krijuar një të ardhme më të mire se bashku.
Përdorimi i teknologjisë moderne terësisht të automatizuar prej markes Buhler bën të mundur garantimin e cilësisë maksimale të produkteve tona.
Përgjegjësi dhe punë në skuader
Punojmë të gjithë për arritjen e një vizioni të përbashkët.
Fuqia e skuadrës janë individët, fuqia e individëve është skuadra.