v2logo-stickyv2v2
  • KREU
  • KOMPANIA
  • PRODUKTE
  • PRODHIMI
  • CERTIFIKIME
  • DISTRIBUTORE
  • MEDIA
  • KONTAKT
Albanian
✕
Vazhdon që prej disa vitesh tashmë bashkëpunimi i jonë me partnerët tanë Italian “Mininni” e cila renditet si fabrika më e madhe e prodhimit të miellit të verdhë në Altamura ! Në takimin e zhvilluar ditën e sotme u diskutuan për qasje të reja në prodhimtarinë e këtij mielli e jo vetëm ! E gjitha kjo që konsumatorët tanë të kenë produkte sa më të shëndetshme dhe me standarte maksimale! ?✔☺
December 7, 2018
Kurabiet e Krishtlindjeve: Kurabiet e Krishtlindjeve, janë biskota që gjenden shpesh nëpër dyqane . Po vecanërishtë më shumë se c’do herë i shohim ditën e Krishtlindjeve në c’do shtëpi greke sepse këto kurabie janë tradiconale për Krishtlindje në Greqi.Në përgjithësi kurabiet bëhen me ujë trëndafili , por mua më pëlqen më tepër aroma e ouzos  Përbërsit për 40 copë 400 gr miell për ëmbēlsira @miell.tirana 250 gr gjalpë 100 gr sheqer pluhur ( për biskotat në përgatitje) 1 kgr sheqer pluhur për ti lyer nga jashtë 1 lugë ouzo për përgatitjen pak ouzo për t’i spërkatur sipër 1 lugë caji vanilje 1lugë caji pluhur fryrës 200 gr bajame të pjekura Përgatitja: Në një tas rrahim me rrahës elektrik për afërsisht 10 minuta gjalpin, më pas shtojmë sheqerin pluhër dhe vaniljen. I rrahim për disa minuta dhe shtojmë edhe ouzon . Miellin e bashkojmë së bashku me pluhërin fryrës dhe e hedhim në tasë duke e ndarë në dy pjesë. Vazhdojmë që t’i përziejmë me rrahës elektrik. Në fund shtojmë bajamet që i kemi pjekur më parë për 10 minuta në furrë dhe më pas i kemi thërmuar. Fillojmë t’i bashkojmë dhe t’i përziejmë me dorë. U japim formë me dua dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër furre. I pjekim në furrë për rreth 15 minuta në temperatirë 175 gradë. Pasi i nxerrim nga furra i spërkasim me pak ouzo dhe i lyejmë mirë më sheqer pluhër. Kurabiet janë gati për t’i shijuar , por pse jo edhe per t’i dhuruar me një paketim të bukur njerëzve që duam#greekdessert#ushqimiështëlumturi#gatuajmeshije#f52grams
December 14, 2018

Si ta përgatisim bukën në shtëpi ? ? Më poshtë do ndajmë me ju të dashur konsumatorë t një recetë mjaft të thjeshtë dhe të shpejtë për gatimin e bukës së shtëpisë ! ??? ° Përbërësit: ? 1) 1 kg Miell Tirana Tip “450” 2 ) 0.5 L ujë 3) 1 lugë gjellë kripe 4) 1 lugë gjellë sheqer 5) 1 lugë gjelle thamë buke ° Përgatitja : ?? Tharmin, sheqerin, pak kripë dhe dy lug Tip “450” i perziejmë në një gotë me ujë të vakët dhe e lëmë në vend të ngrohtë qe të vije.Pastaj e përzijmë me ujë, kripë dhe miell dhe ashtu e zëmë brumin e bukës të cilin e lëmë të mbuluar me picetë kuzhine afër një orë.Brumin e ardhur e ngjeshim me miell dhe e shtrijmë në tepsi ose e ndajmë në 7-8 kuleqë të cilët i ngjeshim një nga një dhe i reshtojmë në tepsi të lyer me yndyrë.Kuleqtë e bukës piqen afër 50 min në 200C. Ju bëftë mirë ! ??

December 8, 2018

Instagram filter used: Normal

View in Instagram ⇒

Share

Bulevardi “Teodor Keko”
Rruga ”Agim Qarri” Nr. 1”
Tirane, Shqiperi

Na kontaktoni: +355 68 203 4660
Na shkruani: info@mielltirana.com

© Miell Tirana. Te drejtat e rezervuara | Ndertuar nga Enterprise Albania
Albanian
  • No translations available for this page