Buka është një nga ushqimet që konsumohet më së shumti në vendin tonë e më gjerë. E buka e shijshme e bërë në shtëpi, nuk ka të paguar. ? Receta ? ? 1) 6 gota Tip “700” 2) 2 gota qumësht i vakët 3) 1 maje 4) 2 lugë sheqer 5) 1 vezë 6) 1.5 lugë kripë 7) 1 gotë niseshte gruri Përmbi vendosim susam ? Përgatitja ? Në një enë e vendosim majën, sheqerin, qumështin e vakët dhe e përziejmë. Pas shkrierjës së majës ia shtojmë përbërësit e tjerë, ku e përfitojmë një brumë të butë. Brumin rreth 1 orë e lëmë në pritje në një enë të mbyllur, pas pritjës brumin e ndamë në pjesë të vogla. Pogaçet e vogla i rëndisim në tepsi, përmbi i lyejmë me të kuqët e vezës dhe susam, rreth 25 minuta i lëmë në pritje të qëndrojnë. Pogaçet i vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius derisa të skuqen. Ju bëftë mirë ???
July 11, 2018
Nëse jeni në kërkim të një recete të lehtë e të shijshme, kjo mund të jetë ajo që po kërkoni.? Një shije e papërshkrueshme dhe përvojë e jashtëzakonshme për ju e të ftuarit tuaj. ?? Përbërsit ? 1) 6 vezë 2) 6 lugë 3) 1 lugë vanilje 4) 5 lug 5) 1 pluhur për pjekje 6) 3 lugë kakao 7) 3 lugë vaj Për mbushjen: ? 1) 1 L qumësht 2) 6-8 lugë sheqer 3) 200 gr kokos 4) 16- 18 lugë të mesme grizë 5) 50 gr margarin Glazura : ? 1) 100 gr cokollat 2) 4 lugë qumësht 3) 50 gr margarin Përgatitja ! ? Furrën e ngrohim në 170 gradë.Në një enë perzijmë vezët, sheqerin, sheqerin e vaniljes derisa të ndritet ngjyra e vezëve.Pastaj shtojmë vajin, perzijmë mirë ngadalë. Miellin e perziejmë me pluhurin për pjekje dhe kakaon dhe shtojmë tek masa e lengëshme.Perzijmë ngadalë. Masën e qesim në kallep te lyer dhe mbuluar me letër për pjekje me madhësi 25×25. Pjekim në 25 minuta në 170 gradë. Në qumështin që vlon hedhim grizën e tretur me pak qumësht te ftohet dhe sheqerin, perzijmë ngadale derisa griza të trashet,largojmë nga zjarri,shtojmë kokosin dhe perzijmë. Në fund shtojmë 50 gr margarin, perzijmë derisa te shkrihet margarina.(akordojmë kohën që posa të piqet pandispanja edhe kremi të jetë gati, sepse duhet qenë që të dyja të ngrohta).Masën e rrafshojmë mirë. Pasi të ftohet shtojmë glazurën me cokollatën e shkrirë me qumështin dhe margarinen. Pas ftohjes presim në katrorka sipas deshirës. Ju bëftë mirë ! ???
July 20, 2018