E diela vjen më e ëmbël me ? Bashkohuni me ne që të gatuajmë si ëmbëlsirë sot me një recetë të thjeshtë dhe klasike ?? Na dërgoni në instadirect gatimet tuaja me ??? Përbërësit për 6-7 persona (tavë drejtkëndëshe 30×20 cm)  500g djathë Mascarpone •100 gram për ëmbëlsira • 6 vezë të freskëta në temperaturë ambienti (të verdhat veç nga të bardhat) • 120g sheqer • 5-6 filxhanë kafeje ekspres të vakët ku kemi tretur 2 lugë sheqer • 300-400g biskota Savoiardi • kakao e hidhur për spërkatje Përgatitja: 1. Rrahim me rrahësin elektrik të verdhat e vezëve,miellin dhe sheqerin derisa të bëhen si shkumë, afërsisht pesë minuta. 2. Djathin Mascarpone e punojmë pak me pirun ose me lugë që të bëhet si krem dhe e shtojmë në tasin me të verdhat e vezëve. Vazhdojmë ta përziejmë me rrahësin elektrik një deri në dy minuta. 3. Bëjmë marengë me të bardhat e vezëve, i shtojmë te tasi i kremit dhe i përziejmë me kujdes nga poshtë lart me spatula ose me lugë druri. Biskotat i lagim te kafeja e vakët (nuk duhet të qullen shumë) dhe i vendosim në tavë pranë njëra-tjetrës duke krijuar një shtresë, hedhim sipër një shtresë me krem, vazhdojmë me një shtresë tjetër biskotash me kafe dhe përsëri një shtresë kremi. E spërkasim me kakao të hidhur, e mbulojmë me letër alumini dhe e lëmë në frigorifer për një natë. Sipas dëshirës, në momentin që e shërbejmë mund ta zbukurojmë me çokollatë të zezë të copëtuar. Ju bëftë mirë ! ✅
November 4, 2018
@taste_and_travel_with_stella (@get_repost) ・・・ Sot kemi petulla me lulelakër 3 lugë gjelle miell natyral Tirana @miell.tirana 200 gr lulelakër Krip Piper Pluhur hudhre 1 vezë Pak ujë ose qumësht Përgatitja Ndajmë lulelakrën në lule të vogla dhe i ziejmë për rreth 8 minuta. Në një tas përziejmë vesën me miellin dhe ujin ose qumështin. Shtojmë kripën, piperin dhe pluhurin e hudhrës. Në masën e krijuar lyejm lulelakrat e ziera dhe më pas i skuqim
November 7, 2018