KREU
KOMPANIA
PRODUKTE
PRODHIMI
CERTIFIKIME
DISTRIBUTORE
MEDIA
KONTAKT
✕
Të dashura amvisa, për një pasdite sa më të ëmbël me familjet tuaja ju ftojmë të gatuani si më poshtë embelsirën që kemi menduar të ndajmë me ju sot ? Prej vitit 1995, Garanci për shëndetin e familjes tuaj ! ✔ Përbërësit për 12 copë -1 mollë -2 vezë -100gr i përzierë me sodë ose miell normal me 1 lugë kafeje me sodë -50g miell tërshërë (tërshërë normale e bluar në mixer) -100g sheqer -1 lugë kafeje kanelle -70ml vaj lule dielli -100ml kos i bardhë i trashë -një majë luge kripë -pak lëng limoni Për kremin: -100g djathë Philadelphia -60g gjalpë në temperature ambienti -1 lugë kafeje kanellë -250g sheqer pluhur -Vezë çokollatë shumëngjyrëshe për zbukurim Përgatitja Ndezim furrën me 170 gradë. E presim mollën në copa të vogla, hedhim sipër pak lëng limoni dhe i lëmë mënjanë. Me rrahësen e vezëve, rrahim në një tas vezët me sheqerin, shtojmë vajin dhe kosin duke i rrahur vazhdimisht. Në një tas tjetër hedhim miellin nëpërmjet sitës, shtojmë kripën, kanellën dhe sodën në rastin kur do të përdorim miell pa sodë dhe në fund shtojmë miellin e tërshërës. I përziejmë me lugë druri. Më pas, përzierjen e shtojmë në tasin ku kemi rrahur vezët me sheqerin duke i përzierë me rrahësen e vezëve. Shtojmë copat e mollës të përgatitura më parë dhe i përziejmë me lugë druri. E hedhim brumin në format e letrës për cupcake duke mbushur vetëm 2/3 e tyre. I pjekim në furrë për 20 minuta, pa harruar të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e thatë. I lëmë të ftohen. Ndërkohë, përgatisim kremin që do t’i hedhim: rrahim me rrahësen e vezëve djathin Philadelphia me gjalpin derisa të bëhen si krem, pastaj shtojmë kanellën dhe sheqerin pluhur (të kaluar në sitë) dhe i përziejmë mirë. Hedhim kremin final në një qese pastiçerie dhe zbukurojmë me to cupcake-t. I vendosim sipër cupcake-ve vezët e vogla. Ju bëftë mirë ! ??
April 22, 2018
Miell Tirana Tip “450” për përgatitjen e bukës me vlera të larta ushqyese për shëndetin e familjes tuaj! ??????
May 6, 2018
Stafi ynë uron të gjithë punëtorët në mbarë vendin Gëzuar festën tuaj, Gëzuar 1 Majin ! Paqe dhe harmoni të keni gjithmonë pranë familjeve tuaja! ?
May 1, 2018
Instagram filter used: Normal
View in Instagram ⇒
Share
No translations available for this page