KREU
KOMPANIA
PRODUKTE
PRODHIMI
CERTIFIKIME
DISTRIBUTORE
MEDIA
KONTAKT
✕
Prej më shumë se dy dekadash cilësi e garantuar ! ??
April 16, 2018
Të dashura amvisa, për një pasdite sa më të ëmbël me familjet tuaja ju ftojmë të gatuani si më poshtë embelsirën që kemi menduar të ndajmë me ju sot ? Prej vitit 1995, Garanci për shëndetin e familjes tuaj ! ✔ Përbërësit për 12 copë -1 mollë -2 vezë -100gr i përzierë me sodë ose miell normal me 1 lugë kafeje me sodë -50g miell tërshërë (tërshërë normale e bluar në mixer) -100g sheqer -1 lugë kafeje kanelle -70ml vaj lule dielli -100ml kos i bardhë i trashë -një majë luge kripë -pak lëng limoni Për kremin: -100g djathë Philadelphia -60g gjalpë në temperature ambienti -1 lugë kafeje kanellë -250g sheqer pluhur -Vezë çokollatë shumëngjyrëshe për zbukurim Përgatitja Ndezim furrën me 170 gradë. E presim mollën në copa të vogla, hedhim sipër pak lëng limoni dhe i lëmë mënjanë. Me rrahësen e vezëve, rrahim në një tas vezët me sheqerin, shtojmë vajin dhe kosin duke i rrahur vazhdimisht. Në një tas tjetër hedhim miellin nëpërmjet sitës, shtojmë kripën, kanellën dhe sodën në rastin kur do të përdorim miell pa sodë dhe në fund shtojmë miellin e tërshërës. I përziejmë me lugë druri. Më pas, përzierjen e shtojmë në tasin ku kemi rrahur vezët me sheqerin duke i përzierë me rrahësen e vezëve. Shtojmë copat e mollës të përgatitura më parë dhe i përziejmë me lugë druri. E hedhim brumin në format e letrës për cupcake duke mbushur vetëm 2/3 e tyre. I pjekim në furrë për 20 minuta, pa harruar të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e thatë. I lëmë të ftohen. Ndërkohë, përgatisim kremin që do t’i hedhim: rrahim me rrahësen e vezëve djathin Philadelphia me gjalpin derisa të bëhen si krem, pastaj shtojmë kanellën dhe sheqerin pluhur (të kaluar në sitë) dhe i përziejmë mirë. Hedhim kremin final në një qese pastiçerie dhe zbukurojmë me to cupcake-t. I vendosim sipër cupcake-ve vezët e vogla. Ju bëftë mirë ! ??
April 22, 2018
Mirmengjesi me shumëllojshmëri shijesh.
April 19, 2018
Instagram filter used: Normal
View in Instagram ⇒
Share
No translations available for this page