Sot për drekë miq ? ju sugjerojmë :
PIROSHKA ME DJATH ?
Gjithashtu ju ftojmë të merrni pjesë në kuicin tonë për të gjetur përbërsin që mungon.
Nevojitet:
400 gr
200 ml kos
1 qese pluhur për pjekje *____________
200 gr djathë të fortë
kripë
vaj për skuqje.
Përgatitja:
Në një tenxhere të thellë hidhni miellin, pluhurin për pjekje, kripen dhe përzieni mirë të gjitha këto. Në miellin e përgatitur shtoni __________ dhe kosin. Pastaj grimconi djathin e fortë dhe përzieni mirë masen deri sa të bashkohen të gjithë përbërësit. Nëse mendoni se mielli është shumë i butë, atëherë lirisht shtoni edhe 1-2 lugë miell. Brumin vendosni në siperfaqe ku është e lyer me miell dhe bëni koret me rreth një centimetër trashësi, si dhe me thikë preni forma drejtkëndore rreth 6×2.5 cm. ndërkohë, veni enën në furrë dhe në temperaturë të ngrohtë nxeni vajin. Sasia e vajit duhet të jetë aq sa të mbulojë gjysmën e piroshkës. Në vajin e nxehtë, me kujdes lëshoni piroshkat një nga një dhe skuqni ato deri sa të marrin ngjyrë në të dyja anët.
JU BEFTE MIRE! ?